Me kontratë deri në Kupën e Botës 2022, e ardhmja e Didier Deschamps në stolin e skuadrës franceze është ende e pasigurt. Në emisionin e RMC Sport “Rothen ndez”, francezi mbeti enigmatik për të ardhmen e tij.
“Nuk e di nëse do të qëndroj pas Botërorit të ardhshëm dhe nuk më intereson. Të vazhdoj është një mundësi, ka qenë gjithmonë. Nuk më interesonte kurrë e nesërmja.”
“Nuk jam unë ai që vendos. Nëse nuk do të doja të qëndroja pas Europian, nuk do të isha as sot. Nëse doja të qëndroja dhe është kështu, është presidenti (i FFF) ai që vendos”.
“Kontrata më e rëndësishme për mua është kontrata e besimit që kam me presidentin tim. Kjo situatë nuk përbën problem”.
“Mund të vazhdoj apo të bëj diçka tjetër (pas Botërorit në Katar). Jam i plotësuar në punën time si trajner, duke qenë në një klubi është krejtësisht ndryshe. Unë jam në nivelin më të lartë, kam lojtarët më të mirë dhe luaj garat më të mira”. /abcnews.al/
?️ Dans Rothen s’enflamme, ce vendredi sur RMC, Didier Deschamps est revenu sur l’année des Bleus et sur les tensions qui ont pu naître dans le groupe France durant l’Euro, cet été.https://t.co/rQTczTec34
— RMC Sport (@RMCsport) December 10, 2021