Do vrisnin një person me mina me telekomandë, në burg dhëndri dhe vjehrri, lirohet vjehrra

schedule14:24 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 14:24 - 10 Dhjetor, 2021

Mark Lamkja bashkë me vjehrrin e tij Nikoll Marku 62-vjeç janë lënë në burg nga Gjykata e Lezhës pasi u arrestuan një ditë më parë në kuadër të parandalimit të një vrasje me pagesë që po përgatitej të kryhej në Kamëz. Ndërkohë bashkëshortja e 62-vjeçarit Marie Marku është lënë në arrest shtëpie për shkak të gjendjes shëndetësore. Të ndaluarit, i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

“Arrest me burg” është caktuar edhe për dy personat e shpallur në kërkim, Edmir Vlashi, që është dhëndri i dytë i familjes Marku dhe Hektor Ndoka. Ata rezultojnë të jenë larguar jashtë Shqipërisë në Spanjë pak ditë para se policia të kryente operacionin. Hektori që është është shok dhe bashkëpunëtor i Edmirit e ka ndërruar mbiemrin nga Sadiku në Ndoka.

Po ashtu edhe Edmir Marku e ka ndërruar mbiemrin për shkak të konflikteve duke e bërë Vlashi. Ata kishin përgatitur si bazë për fshehjen e armatimit dhe të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal banesën dhe restorantit e vjehrrit të tyre Nikoll Markut, i cili u arrestua bashkë me të shoqen Marie Marku.

Personi që ishte vendosur në shënjestër për t’u vrarë nga grupi i Lezhës u ka shpëtuar më parë dy atentateve. Në 7 gusht të këtij viti shënjestra së bashku me gruan e tij u qëlluan me armë zjarri pranë shtëpisë së tyre në Kamëz. Fatmirësisht të dy arritën që të shpëtonin me plagë të lehta. Burri mori një plagë në brinjë, ndërsa gruaja në këmbë. m.v/Abcnews.al