Më shumë se 40 deve janë skualifikuar nga konkursi i bukurisë në Arabinë Saudite për shkak të injeksioneve botox dhe ndërhyrjeve të tjera. Konkursi është një moment kryesor i Festivalit të Devesë së Mbretit Abdulaziz, në të cilin mbarështruesit e deveve më të bukura konkurrojnë për rreth 66 milionë dollarë.
Juritë vendosin fituesin bazuar në formën e kokës, qafës, gungave dhe qëndrimit të kafshëve. Por këtë vit, autoritetet zbuluan se dhjetëra mbarështrues kishin përdorur hormone për të forcuar muskujt e kafshëve, kishin injektuar botox te buzët dhe kokat për t’i bërë ato më të mëdha .
Gjyqtarët përdorën teknologji të avancuar për të zbuluar ndërhyrjet e deveve në një shkallë të paparë më parë, njoftoi Agjencia shtetërore e shtypit Saudite (SPA). Mbarështimi i deveve është një industri shumëmilionëshe dhe ngjarje të ngjashme zhvillohen në të gjithë rajonin. /abcnews.al