Pas 11 orësh në det të hapur, ankorohet trageti me 118 pasagjerë në Vlorë

schedule17:46 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 17:46 - 9 Dhjetor, 2021

Pas 11 orësh në det të hapur është ankoruar trageti me 118 pasagjerë në portin e Vlorës. Era e fortë dhe stuhia e bënë të pamundur afrimin e tragetit në kalatat e portit të Vlorës, për të zbritur pasagjerët.

Kjo nuk është hera e parë që pasagjerët mbeten të bllokuar në traget për shkak të motit të keq në Portin e Vlorës. Më 30 nëntor, po për shkak të motit të keq, 129 pasagjerë në bordin e tragetit që vinte nga Brindisi mundën të zbrisnin në tokë pas 6 orësh në mes të detit të trazuar. Ndërkohë sot është pezulluar edhe lundrimi për anijet e vogla dhe ato të  peshkimit në Vlorë. /abcnews.al