Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka paralajmëruar se në ditët në vijim do te ketë reshje shiu në të gjithë Shqipërinë ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes. Balluku u shpreh se reshjet e shiut në situatën ku ndodhemi janë një lajm i mirë sepse kjo pritet të sjellë mbushje të Kaskadës së Drinit.
“Nuk ankohem dot për shiun pas MIE mezi pret të mbushet kaskada e Drinit. Në tre ditët e ardhshme do kemi reshje në të gjithë Shqipërinë. Qytetarët të kenë kujdes. Moti do përkeqësohet në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kemi bërë të mundur që të gjitha akset të jenë të aksesueshme. Përveç akteve për shpronësimet kemi kaluar dy akte të rëndësishme. Akti i parë ka të bëjë me një ndryshim për miratimin e planit elektro-energjetik që parashikon ndryshimin e disa indikatorëve. Për tërmetin, pandeminë dhe krizën energjetike. Këto faktorë kanë sjellë rritje te konsumit dhe ulje të pagesave”, deklaroi Balluku.
Ajo tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar vendimet që ndalojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla duke i shtuar KESH detyrimin për arritur furnizimin me energji elektrike aq sa është sasia mesatare për vit.
“Akti i dytë që është edhe akti më i rëndësishëm i kaluar për sot që prek të gjithë qytetarët. Theksoj faktin që nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë. Këtë qeveria e ka siguruar që në muajin Tetor. Sot kemi kaluar një ndryshim në projekt vendimin për kushtet e vendosjes së detyrimit publik gjatë gjendjes së emergjencës. Sot kemi bërë ndryshime të rëndësishme për të adresuar këtë krizë energjetike. Qëllim është mirë koordinimi mes operatorit të shpërndarjes me ndërmarrjet që ai ka. Shoqëria KESH ka detyrimin e furnizimit publik dhe duhet të furnizojë me energjinë e plotë.
Sipas çmimit për njësitë energjisë elektrike. KESH detyrohet të prodhojë dhe dorëzojë aq sa është sasia mesatare për vit duke konsoliduar që çmimi për abonentët familjarë dhe bizneset e vogla do të mbetet pa ndryshuar. Nevojitet marrja e masave shtesë nga KESH të cilat do të ndihmojnë në plotësimin e sasisë së nevojshme. Në ditët në vazhdim do kemi edhe shtime të tjera si një park fotovoltaik në Vaun e Dejës. KESH i vihen në dispozicion mekanizmat ligjorë”, u shpreh Balluku.
Ajo u pyet edhe për ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të Tiranës gjatë ditëve të fundit. Balluku deklaroi se nuk ka informacion por nëse kjo ndodh në mënyrë periodike sipas sa ka gjasa që jetë për shkak të remontit ose avarisë.
“Kemi një raport ditor për zonat në Remont. Nuk jam e informuar për këtë. Nëse është prej një jave për dy tre orë. Kjo është remont. OSHEE lajmëron me raporte ditore për remontet apo avaritë momentale. Besoj që një kontakt me OSHEE do ju ndihmonte specifikisht”, tha ajo. m.v/Abcnews.al