Në “Bardh a Zi” mbrëmjen e kësaj të mërkure është hedhur në gjyq “karta sociale”. Ekspertët në studio ndajnë mendime të ndryshme për pagën mininale.
“Paga minimale është një standard që mbron të ardhurat minimale. Si mundet që sistemi ekonomik të prodhoj një ndarje më të mirë të të ardhurave?” thotë eksperti Selami Xhepa.
Ndërsa, sipërmarrësi Gjergji Gjika ka një tjetër shqetësim. Sipas tij sa herë që qeveria ndërmerr politika për biznesin këta të fundit si grup interesi nuk thirren për tu konsultuar. Ai thotë se nuk ka vlerë të shtuar, prandaj edh nuk rriten pagat. Sipërmarrësi ka një mesazh edhe për të gjithë ata që zgjedhin të largohen nga vendi.
“Kur bëhen politika për ne vetëm ne nuk thirremi. Nuk ka vlerë të shtuar. Kush mendon nga shqiptarët që vlen dy lekë nuk është më në Shqipëri, ka ikur,” shprehet ai.
Eksperti Fatos Çoçoli mendon ndryshe. “Rritja dyfish rrogën dhe njësoj do të ikin. Nuk e mban rroga por perspektiva”, thekson ai. g.v/abcnews.al