Lufta amerikane kundër bandave të Veselinoviçit, reagon Sekretari Blinken

schedule18:50 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 18:50 - 8 Dhjetor, 2021

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka dalë me një deklaratë pas vendimit të Departamentit të Thesarit të ShBA-së për të futur në listë sanksionesh rrjetet e korrupsionit në Evropë përfshirë edhe grupin e krimit të organizuar në veri që drejtohet nga , raporton Gazeta Express.

Blinken ka thënë se para Samitit për Demokracinë këtë javë ShBA është duke vendosur sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve.

“Në përputhje me qëllimet e Samitit për Demokraci të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara po vendosin sot sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve nga disa vende në Evropë dhe hemisferën perëndimore. Këto sanksione synojnë autorët e korrupsionit në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818, i cili bazohet dhe zbaton Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut Magnitsky”, ka thënë Sekretari Blinken.

Kryediplomati amerikan tutje është shpreh se SHBA do të shfrytëzojë të gjitha mjetet për të thyer lidhjet mes aktivitetit kriminal dhe korrupsionit.

“Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të thyer lidhjet midis aktivitetit kriminal dhe korrupsionit. Veprimet e sotme, me përcaktimet e Departamentit të Thesarit për akterë të korruptuar të lidhur me organizata kriminale transnacionale në El Salvador, Kosovë dhe Serbi, janë pjesë e përpjekjeve tona të gjithë qeverisë për të thyer këto lidhje dhe për të promovuar llogaridhënien për akterët e korruptuar.”

Sot, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar 16 individë nga 24 entite në disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviçin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media.

Në komunikatë ndër të tjera  thuhet se Zvonko Veselinoviç dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviç kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviç kontroll të disa basneseve në disa rajone.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviçit përfshin: Ros, Andrija Zheljko Bojiç, Srdjan Milivoje Vuloviç, Milan Mihajloviç, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiç, Sinisa Nedeljkoviç, Radule Steviç.

“Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe korrupsioni shpesh shkojnë paralelisht me efektet masivisht destabilizuese mbi sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike,” tha Drejtori i Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja Andrea M. Gacki.

“Thesari do të vazhdojë të çmontojë në mënyrë agresive lidhjet midis organizatave kriminale transnacionale dhe aktivitetit korruptiv, veçanërisht nga ata në detyrë që kanë besimin e publikut.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!