Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në këtë mënyrë ju do të pastroni bluzën tuaj nga “make up” pa e futur në lavatriçe

schedule17:34 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 17:34 - 8 Dhjetor, 2021

Kush prej nesh nuk i është dashur të ndërrojë rrobat në minutën e fundit para se të largohet nga shtëpia, sepse e ka kuptuar që ka ndotur jakën apo pjesën e përparme të bluzës me make up?

Me këtë gjendje të pakëndshme, shumica prej nesh përballen mjaft shpesh dhe sidomos ditët kur veshim ngjyra të bardha, bezhë dhe përgjithësisht të hapura.

Por çfarë ndodh kur nuk arrijmë ose nuk mund të ndryshojmë rrobat?

Zgjidhjet për pastrim të shpejtë ekzistojnë dhe janë jetëshpëtuese!

Këshilla # 1 për produktin yndyror

Nëse produkti që ju ka ndotur ka bazë vaji, detergjenti për larjen e enëve që heq yndyrën është pikërisht ai që ju nevojitet.

Vendosni një sasi të vogël në vend dhe fërkojeni butësisht zonën. Pasi pëlhura të jetë tharë, do të shihni se njolla do të jetë zhdukur.

Këshilla # 2 për produktin pa yndyrë

Nga ana tjetër, nëse kozmetika nuk është me bazë vaji, përzieni pak shkumë rroje me alkool të pastër .

Fërkojeni mirë zonën dhe njolla do të zhduket./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!