Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me Covid 419 raste të reja nga 3285 testime dhe kanë humbur jetën 14 persona.
Prej rasteve të reja 188 janë në Shkup, Prilep dhe Kavadar 35, Ohër 28, Manastir 27, Strumicë 18, Shtip 14, Kumanovë 9, Veles dhe Radovish 8, Resnjë 6, Kërçovë, Koçani dhe Berovë 5, Tetovë, Negotinë dhe Dellçevë 4, Vallandovë 3, Gostivar, Gjevgjeli, Probishtip dhe Kratovë 2 dhe nga 1 në Strugë, Sveti Nikole, Demir Hirsar, Krushevë dhe Demir Kapi.
Ndërkohë betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar 211 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 218.194 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 204.685 janë shëruar dhe 7.688 kanë humbur jetën./abcneës.al