Revista “Time” shpalli presidentin brazilian Jair Bolsonaro si Njeriun e Vitit, duke tejkaluar kështu ish-presidentin e SHBA-së Donald Trump, punonjësit e vijës së parë shëndetësore, opozitarin Alexei Navalny dhe krijuesit e vaksinave.
Bolsonaro mori 24% të votave të nëntë milionë lexuesve, duke u cilësuar kështu personi më me ndikim (për mirë apo për keq) në 2021.
Here’s who won TIME’s 2021 Person of the Year reader poll #TIMEPOY https://t.co/HGvXunlDUF
— TIME (@TIME) December 7, 2021
Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Brazilit urdhëroi një hetim mbi pretendimet e Bolsonaro për një lidhje midis vaksinës COVID-19 dhe rrezikut të zhvillimit të SIDA-s. Presidenti brazilian, i cili do të kandidojë sërish në vitin 2022, është kritikuar gjithashtu për menaxhimin e pandemisë dhe problemet me furnizimin me vaksina.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump u rëndit i dyti me 9% të votave, ndërsa 6.3% e lexuesve votuan punonjësit e shëndetësisë duke u renditur në vendin e tretë. Në vendin e katërt, me 6% të votave u rëndit Alexei Navalny.
Shkencëtarët që kontribuuan në zhvillimin e vaksinave kundër koronavirusit u renditën në vendin e pestë me 5.3% të votave.
/abcnews.al