“Beteja e humbur e bunkerëve antiatomikë në Shqipëri, përballë detit”

schedule12:55 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 12:55 - 7 Dhjetor, 2021

Bunkerët e ngritur nga diktatura komuniste në bregdetin shqiptar duhej të përballonin bombat atomike. Sulmi i armikut nuk erdhi kurrë, por këto monumente të luftës tani po gllabërohen nga deti, shkruan TV5Monde.

Sipas shkencëtarëve, brigjet e vendit të vogël ballkanik janë ndër më të prekurat në Evropë nga erozioni për shkak të ndryshimeve klimatike dhe urbanizimit të egër. Në brigjet e Semanit, janë nën ujë bunkerët e Enver Hoxhës, tiranit që ishte inatosur me Perëndimin, ish-Jugosllavinë, Kinën dhe që përgatitej të sulmohej nga të gjitha anët. Në plazhe, trungjet e grisura të pemëve dhe çatitë e shembura dëshmojnë për pafuqinë përballë përparimit të paepur të detit”, shkruan Tv5Monde.

“Bunkerët duhej të përballonin çdo gjë, por ata dështuan në betejën e tyre të vetme, kundër detit“, i tha AFP Ilir Zani, 80 vjeç.

Sipas vendasve, Adriatiku ka avancuar 800 metra këtu në tre dekada. Izmir Mernica, 47 vjeç, ka frikë të shohë zhdukjen e lokalit të tij të vogël, i cili mban familjen e tij”, shkruan media prestigjoze, shkruan abcnews.al.

Ajo tregon kullën e vjetër të ujit të zhytur pjesërisht. “Jemi të shqetësuar, deti po gllabëron gjithçka, shikoni këtë kullë përballë së cilës dikur parkoheshin makina”.

Dy metra në vit”. Në vitin 2009, autoritetet gjuajtën shtatë bunkerë të zhytur në plazh me tanke T-59, pasi pushuesit vdiqën në vorbullat e krijuara nga rryma përreth strukturave.

Sipas raporteve të ekspertëve të ndryshimeve klimatike për Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), “më shumë se një e treta” e 427 kilometrave të vijës bregdetare “ndikohen nga erozioni, me një shkallë prej një në dy metra në vit”.

Sipas specialistit të mjedisit Abdulla Diku, për çdo hektar, rreth 27 ton tokë shkon në det çdo vit, që është rreth njëmbëdhjetë herë mesatarja për vendet evropiane. Në Qerret, 64-vjeçari Vlash Moçi ka ende bunkerin e tij, ku dikur ishin vendosur armë kundërajrore.

Ai e ktheu atë në një lokal që tërheq turistët e huaj kureshtarë të mësojnë më shumë për mbretërimin paranojak të Hoxhës, i cili kishte ndërtuar më shumë se 170,000 bunkerë dhe tunele të shumta nëntokësore anti-atomike.

Por ai është i shqetësuar. Bunkeri fqinj, një strukturë jeshile e zbehtë që i ngjan një disku fluturues, i ka këmbët në ujë.

“Kemi frikë se një ditë dallgët e mëdha do të na gëlltisin, është e tmerrshme”, tha ai për AFP.

Në përpjekje për të luftuar, pronarët e vilave dhe hoteleve në Qerret kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme bankina shkëmbore pingul me detin, por po ndryshojnë rrymat dhe po e përkeqësojnë situatën, thonë ekspertët.

Ka ndryshime klimatike, me shtimin e fenomeneve ekstreme të motit dhe rritjen e temperaturave dhe të nivelit të detit. Ekspertët parashikojnë në Shqipëri një rritje të nivelit të ujit nga 40 në 105 cm deri në vitin 2100 krahasuar me vitet 1986-2005.

Ekziston edhe shpyllëzimi, nxjerrja e rërës nga lumenjtë që përshpejton rrjedhën e saj, urbanizëm i egër në bregdet.

“Problemi është se njerëzit kanë prerë pothuajse të gjitha pemët për të ndërtuar ndërtesa, duke dëmtuar sistemet e natyrës,” tha Besnik Zara, 66 vjeç, duke hedhur shkopin e tij të peshkimit në ujë. “Këtu edhe peshqit janë zhdukur”.

Në malin e Shupalit, pranë Tiranës, vërehen lehtësisht dëmet nga erozioni, degradimi i tokës. Ky liqen, i cili furnizon kryeqytetin me ujë të pijshëm, “konsiderohet tashmë si një pikë e nxehtë erozioni”, tha Abdulla Diku.

Për ta përballuar, në 2016 autoritetet ndaluan shfrytëzimin e burimeve pyjore dhe miratuan angazhimet e konferencave të OKB-së për klimën në Paris dhe më pas në Glasgow. Edhe Tirana sapo ka forcuar legjislacionin. “Krimi mjedisor do të trajtohet nga kodi penal si krim kundër jetës, pronës”, paralajmëroi ministri i Brendshëm. be.k/abcnews.al