Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev u shpreh se me ratifikimin tashmë dhe në parlamentin grek të marrëveshjes së Prespës, është përfunduar procesi i paqes në Ballkan. Ndërsa opozita në Maqedoni njëzëri me atë në Greqi e konsiderojnë kapitulluese
“Me Marrëveshjen e Prespës dhe zbatimin e saj hapet rruga për ardhmëri më të mirë për Maqedoninë. Me këtë marrëveshje përfundoi epizodi i paqës së papërfunduar në Ballkan”,- ka theksuar Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev. Opozita maqedonas sërish ka kundërshtuar këtë Marrëveshje duke e quajtur kapitulluese për Maqedoninë dhe popullin maqedonas.
Kryeministri Zaev ka uruar kolegun e tij grek Aleksis Cipras, sic tha, për votimin fitues në Parlamentin grek të Marrëveshjes së Prespës, por edhe deputetët e dy parlamenteve, të cilët me votën e tyre i dhanë fund, siç u shpreh, frikës së pamposhtur.
Zoran Zaev: “Unë dhe miku im Aleksis Cipras, verën e shkuar arritëm Marrëveshjen. Bashkërisht ekipet tona të udhëhequr nga Ministrat e jashtëm arritëm në qëndrimin se secila palë duhet dicka të jep për të fituar më shumë. Tani kemi miqësi të verifikuar thelbësisht. Prej sot fillojmë me forcë më të madhe ti afrojmë qytetarët dhe popujt e dy vendeve. Ardhmërinë tashmë nuk do ta shohim si fat fatal, por si rrugë të përbashkët të shtruar me qëllime miqësore dhe vlera që dalin nga familja e përbashkët evropiane”
VMRO-DPMNE-ja opozitare sërish ka kundërshtuar këtë Marrëveshje duke akuzuar Kryeministrin Zaev dhe Ministrin e jashtëm Dimitrov se kanë nëncmuar dhe nënvlerësuar popullin maqedonas.
“Marrëveshja është kapitulluese, me këtë heqim dorë nga të gjitha maqedonasit dhe nga gjithçka që është maqedonase dhe pikërisht për këtë për VMRO-DPMNE-në, kjo marrëveshje as është e as që do të jetë e pranueshme. Kjo Marrëveshje është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj themeleve të shtetësisë dhe minon rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë”.
Ndërkaq, kreu i BDI-së Ali Ahmeti i ka dërguar një letër ish-Ministrit të Jashtëm grek Nikos Koxias, ku duke rikujtuar takimet, thotë se koha dëshmoi që ishim në rrugën e duhur të historisë dhe që asnjëherë nuk e larguam përqëndrimin tonë nga qëllimi përfundimtar.
Të gjithë që dhanë kontribut në këtë vepër shekullore duhet t’janë krenar sepse ndërtuan vlerë civilizuese evropiane, kontribuan për paqë në tërë rajonin duke mundësuar stabilitet, siguri dhe një të ardhme. Sot, rajoni jonë, Evropa juglindore, u gdhi në rrethana krejtësisht të reja gjeostrategjike dhe gjeopolitike, ato për të cilat punuam bashkarisht.
Pas ratifikimit të djeshëm të Marrëveshjes së Prespës në parlamentin grek, prej se paraprakisht u ratifikua edhe në parlamentin e Maqedonisë, hapi i parë që duhet të bëhet, është që Athina me anë të shkresës ta njoftojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se kanë përfunduar pjesën e tyre që Maqedonia të bëhet pjesë e Aleancës. Hapi tjetër është që NATO-ja të përgatisë protokolin e Marrëveshjes së Uashingtonit, për aderimin e anëtarit të ri. Pas kësaj në rradhë është ratifikimi I protokolit në të gjitha 29 vendet anëtare të NATO-s. Ky process pritet të përfundojë deri në fund të vitit, me ç’ka Greqia u obligua që e para do ta ratifikojë. Përderisa zgjat ratifikimi në parlamentet e 29 vendeve anëtare të NATO-s, Maqedonia do të merr pjesë në proceset e Aleancës, do të ketë vendin e saj, por pa të drejtë vote./abcnews.al