Iago Aspas nuk festoi dot mbrëmë, edhe pse shënoi kundër Valencias. Celta Vigo në fund u mposht, por sulmuesi doli nga fusha me një djallëzi.
Në momentin e golit ai e kuptoi që nuk luante dot më dhe para se të kërkonte zëvendësimin hoqi fanellën.
Iago Aspas u ndëshkua me karton të verdhë do të jetë i pezulluar për të luajtur pikërisht atëherë kur nuk mundet dot.
Kështu ai do të shlyejë edhe pezullimin gjatë kohës së rikuperimit dhe do të kthehet i “pastër” nga kartonët e verdhë. / abcnews.al