Tajlanda ka identifikuar rastin e parë me variantin Omicron. I infektuari është një shtetas amerikan i cili ishte kthyer nga Spanja në fund të muajit të kaluar, sipas një zyrtari shëndetësor. Tajlanda është bërë vendi i 47-të që ka zbuluar variantin e ri.
Tajlanda ndaloi udhëtimet nga tetë vende afrikane duke përfshirë Botsvanën, Eswatinin, Lesoton, Malavin, Mozambikun, Namibinë, Afrikën e Jugut dhe Zimbabvenë në fillim të dhjetorit për shkak të shqetësimeve të variantit Omicron.
Tajlanda ka regjistruar 2,145,241 raste dhe 20,964 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al