Nga Gjergj Figuri
Mes majesh te zhveshura nga bimesia, aty ku mungonte dielli mungonte në pjesën më të madhe të kohës, ka munguar edhe liria. Ndërsa tortura ishte formë për të nënshtruar intelektualet e pabindur.
Ky mund te jete nje nder perkufizimet me pergjithsuese për ish burgun komunist te Spaçit ne Mirditë. Sot mbetur ne memorie vetem permes deshmive te atyre qe kaluan kalvarin e mundimeve ne kete burg famekeq. Rruga drejt burgut eshte e kalldremte, dikur përshkruhej në këmbë nga familjaret e të burgosurve qe vinin per te takuar te afermit e tyre.
Kur afrohesh sheh vetëm muret e rrënuara të disa godinave qe mezi po qëndrojnë në këmbë. Nese nuk ke me vete nje ish te burgosur qe te shpjegon e te ben guide duke iu rikthyer atyre viteve, atehere nuk ke per te kuptuar asgje. Onesa eshte edhe ajo vizitore. Fillon te fantazoje pasi nuk ka asgje te dukshme qe te tregon historinë apo menyren sesi te burgosurit jetonin në përditshëmri ferrin.
Parrullat ne brendesi te ndertesave që janë gati të shemben, jane kujtimet e dukshme te ish burgut. Dhomave sot nuk tregojne asgje. Ndonje tel me gjemba apo vagon i punes per te burgosurit, i vendosur si relike ne hyrje jane elementet, qe te shpjegojne pak nga e shkuara. Mirembajtja, aq sa mund te beje nje njeri i vetem, eshte marre persiper nga Gjet Gjoni, i cili jeton pranë ketij ish-burgu.
Ne dhomen e improvizuar edhe per takime, jane vendosur disa elemente qe jane gjetur pas shkaterrimit qe iu be ish-burgut. Gjoni na shpjegon sipas menyres se tij ate cfare gjendet ne raftin e vogel te sendeve qe ai i quan me shume vlere. Ne nje cep te dhomes gjendet nje stol te cilit me se shumti i kane mbetur telat. Gjet Gjoni thote se behet fjale per stolin e riedukimit, ku ishin te detyruar te uleshin shume te burgosur.
Faktet jane vetem fjale qe jane lene te shkruara apo rrefen vazhdimisht nga ish te burgosurit, sepse pak kush mund te perfytyroje vuajtjet. Zenel Drangu tregon sesi mbijetohej. Zeneli përhumb ne te kaluaren e tij te trishte. 14 vite ne kete burg kane lene gjurmen e tyre. Ai thote se nuk mund te perfytyrohet asgje me pamjen e sotme nga ajo qe kane kaluar ish te burgosurit dhe dhunen ndaj tyre.
Rrënimi nuk ndalet. Luigj Mila thotë se në 30 vite është shkatërruar 70% e ketij burgu, e nese kjo harrese vazhdon atehere do te humbë dhe pjesa e mbetur. Vetem pak kohe me pare eshte zbuluar se ish te burgosurit qe humbnin jeten varrroseshin matane lugines, shume prane burgut. Vendi eshte hapur ndersa nje tabele ne hyrje te burgut te orienton shikim tutje tej. Nje permendore ne nderim te ketyre viktimave ne varret pa emer eshte vetem nje nderim thote kreu i Organizates Drejtesi dhe Paqe Luigj Mila e per kete nuk duhet vonuar.
Nje muze i mirefillte do te ishte nje vlere e jashtezakonshme per te kujtuar atë kohë thote Luigj Mila nga Organizata Drejtesi dhe Paqe. Ai nuk di te shpjegoje perse ky hezitim 30 vjecar dhe ende pa asnje zgjidhje konkrete. Luigj Kërkon qe te krijohen mundesite qe muzeu te jete brenda ketyre mureve ku te materializohen vuajtjet, skemat e paaimagjinueshme te asaj cfare ka ndodhur.
Ndersa ke perfunduar guiden qe mund te ta orientoje vetem nje ish i burgosur, mendja e njeriut mund te nise te perfytyroje dhimbjen, torturen apo edhe percudnimin qe u kane bere familjareve te ish burgosurve gardianet monstruoze, por askush nuk do te flase per kete te fundit. Ndoshta ketu ka ende te pathena qe po dergjen ashtu si vete ky burg famekeq./ Abcnews.al