Nata e sotme në Dance Reality Show “T’ka mami yll” është ajo e imitimeve të personazheve të famshëm nga kinematografia dhe muzika.
Aurora ka qenë ajo që ka imituar Mimoza “llasticën” nga filmi shqiptar dhe për këtë i është dashur ndihma edhe e një personazhi tjetër për të qenë gjyshja. Fillimisht i është propozuar mamit të saj, por kjo e fundit nuk ka pranuar dhe arsyen e ka treguar në skenë me plot humor.
“Të them të drejtën nuk desha të heq dorë, por shkova shumë herë përpara pasqyrës dhe po shihja veten. Pastaj më vonë, duhet t’ja shpjegoja pak se do ta merrte vesh te audicionet dhe i them që unë duhet të marr pjesë me vajzën dhe vajza të fitojë pikë më shumë, që t’i prishja mendjen ta bëja. Mirëpo, tha: ‘Do ta bësh, po do shkojmë të bësh divorcin, pastaj ta bësh'”, tregoi ajo duke qeshur./abcnews.al/