Gjatë përmbledhjeve ditorë në ekranin e ABC është transmetuar një debat mes lideres së grupit të kuq, Kristinës dhe konkurrentes tjetër, Rejanës. Ka qenë Kristina që ka akuzuar si neglizhente në punë Rejanën dhe kjo e fundit ka shpërthyer në lot. Duket se ky debat ka vijuar edhe në skenën e spektaklit “T’ka mami yll”.
Mbrëmjen e sotme, tezja e Rejanës dhe mami i Kristinës kanë vazhduar të diskutojnë mes tyre me shumë tension, duke u përfshirë edhe shumë nëna të tjera si ajo e Lusit, apo ajo e Aurorës.
Një pjesë nga debati mes tyre:
Tezja Rejanës: Kristina nuk e njeh Rejanën. Rejana ka shumë kohë në këtë akademi. Kristina ka pak kohë, u zgjodh lidere, si u zgjodh, punë e saj. Nuk e di, po fëmijët, flet një keq, flasin të gjithë dhe kalon ai muhabet.
Mami i Kristinës: Mund të ma shpjegosh, pak atë fjalë që sapo the tani “u zgjodh lidere, si u zgjodh, pak rëndësi ka kjo”? Më fal, si u zgjodh Kristina lidere?
Tezja Rejanës: Nuk e di, nuk kam qenë në atë moment.
Mami i Kristinës: Po mënyra se si shprehesh, nuk më intereson se si u zgjodh. Në çfarë konteksti e thua fjalën? Fjalën që sapo the, mba përgjithësi, se kështu jeni mësuar ju të flisni dhe nuk mbani përgjithësi për fjalët që nxirrni nga goja.
Tezja Rejanës: Kush je ti që i jep urdhëra të tjerëve?
Mami i Kristinës: Po ti kush je që hedh akuza mbi vajzën time? “U zgjodh si u zgjodh lidere”./abcnews.al/