Kastrioti nuk arriti të bënte asgjë kundër “vrullit” të skuadrës së Kukësit, duke u mposhtur me rezultatin e thellë 6-1.
Një sfidë që trajnerin e Kastriotit e ka zhgënjyer pa fund, i cili është shprehur për “Supersport” se ndeshjen sot e dhuruan.
Gjithashtu tekniku i krutanëve “qau” mungesat e lojtarëve tq cilët sipas tij kanë ndikuar në ecurinë e skuadrës në këtë pjesë të sezonit.
“U munduam në këtë ndeshje të guxonim më shumë, patëm raste të pastra që edhe të rinjtë I shtyjnë ato topa në rrjetë. Por, kur guxon rrezikon në prapavijë dhe ia kisha frikën. Pastaj çorientohen lojtarët nga psikologjike, por rastet janë fatale sepse do të ndryshonte loija dhe do të ishin në favorin tonë. Ne akoma nuk i masim dot forcat me këto skuadra, sot do të isha i kënaqur me humbje minimale sepse janë skuadra me potencë. Të presim ato ndeshjet që janë si finale për ne dhe pastaj të rikuperojmë diçka në merkato.
Çfarë duhet bërë për të mbijetuar? “Ne gabuam që mund të kapim diçka sot dhe shkoi keq. Sot ia dhuruam ndeshjen dhe një pjesë e lojtarëve dolën nga detyrat. Mendoj që duhet ta lejmë pas këtë ndeshje dhe të shohim sfidat e tjera.
Kë pasur skuadër më të dobët gjatë karrierës? “Jemi skuadër që jemi ndërtuar me vonesë, kemi lojtarë të dëmtuar për një kohë të gjatë. Edhe të tjerë nuk i kishim për shkaqe disiplinore dhe jemi të cunguar. Bëjmë shumë lëvizje brenda lojës, por nuk kemi përbërje dhe duhet të bëjmë lëvizje”, deklaroi Ndreu. /f.a/abcnews.al