Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit Krimit të Organizuar këtë të shtunë ka vendosur që të lërë në burg pedagogun e Akademisë së Sigurisë, Qetësor Gurrën dhe efektivin e policisë rrugore Dritan Lelajn.
Arrestimi i tyre është bërë dy ditë më parë nën akuzën për falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm.
Kryekomisari Qetsor Gurra lektor në Akademinë e Sigurisë, i kishte premtuar inspektorit të policisë rrugore, Dritan Lelajt se do ta favorizonte që të fitonte gradën nënkomisar, kundrejt 4000 eurove./abcneës.al