Tani për tani, me lojtarët në dispozicion, Sarri mund të sjellë vetëm disa formacione të reja.
Strakoshën qmund të debutojë në Serie A kundër Sampdorias. Për momentin ai ka luajtur vetëm në Europa League, raporton Corriere dello Sport.
Momenti i keq i Reinës:
Lacio merr shumë gola, në vërshimin e kritikave përfundoi edhe spanjolli, i cili u shfaq jo shumë reaktiv në situata të ndryshme. Si për të thënë: në disa fusha ai mund të kishte bërë më shumë.
Ai pranon kritikat dhe shikon përpara: “Më vjen keq për momentin, por nuk do të dorëzoheM. Me punë me kokë ulur dhe përulësi del”.
Këtë herë Pepe mund të ulet në pankinë dhe të shohë kolegun e tij, i cili ka humbur pronësinë prej një viti e gjysmë, në vend të tij. Një vendim që i përket Sarrit dhe që ai do ta marrë në finale, para nisjes për në Genoa. /abcnews.al/