Pyetja që duhet t’i bëni vetes çdo ditë nëse jeni në një lidhje

schedule22:52 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 22:52 - 2 Dhjetor, 2021

Nuk ka asnjë manual për të krijuar një marrëdhënie të bukur dhe të shëndetshme me partnerin tuaj. Duhet të arrish të mësosh, duhet të jesh me fat, duhet të gjesh personin e duhur në kohën e duhur dhe, sigurisht, duhet të ketë respekt, dashuri dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Sipas ekspertit britanik, Matthew Hussey, ju duhet diçka më shumë për të qenë në gjendje të thoni se keni marrëdhënien perfekte. Këtë këshillë të veçantë, në lidhje me pyetjen që duhet t’i bëni vetes çdo ditë, sigurisht që nuk e keni dëgjuar kurrë më parë. Sipas tij, kjo e bën lidhjen më të fortë.

Cila është gjëja e vetme që duhet të bëj për t’i shtuar vlerë jetës së tij/saj? Siç thekson Matthew Hussey, nuk është aq e thjeshtë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Në thelb, po ia bëni vetes këtë pyetje në një përpjekje për ta vënë veten vërtet në vendin e të dashurit tuaj.

Me pak fjalë, “çelësi” i një marrëdhënieje është ndjeshmëria. Të jeni në gjendje të ndjeni tjetrin, të imagjinoni se çfarë ka vërtet nevojë dhe si ndihet në çdo moment. Mos harroni se nuk jeni vetëm në këtë marrëdhënie. Jeni dy persona bashkë, që të dy kanë nevoja dhe dëshira.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!