FSHF ka publikuar së fundmi disa statistika dhe mes të tjerash ka treguar sulmuesit që arrijnë të rikuperojnë më shumë topa.
Kjo tregon edhe aftësinë e skuadrave për të bërë presing dhe ai që spikat për këtë pjesë është Xhuliano Skuka, i Dinamos.
Në vendin e dytë është Pepi Gorgiev i Teutës, autor i dy golave këtë sezon në kampion. Podiumin e mbyll Redon Xhixha i Tiranës.
Më poshtë mund të shikoni listën e publikuar nga FSHF, që ka nga tre lojtarë të Vllaznisë e Kukësit, dy të Laçit dhe nga një te Kastrioti e Skënderbeu. / abcnews.al