Vangjeli: Dy kuvendet e PD-së nuk janë zgjidhje, Berisha deri me 11 dhjetor do të përmendë amerikanin Moore

schedule14:11 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 14:11 - 2 Dhjetor, 2021

Analisti, Lorenc Vangjeli këtë të enjte i ftuar në ABC live ka komentuar situatën politike brenda Partisë Demokratike, dhe zhvillimin e dy Kuvendeve të thirrur me 11 dhjetor nga Berisha dhe me 18 dhjetor nga Basha.

Vangjeli në fjalën e tij ka deklaruar se kërkesa e SHBA për shpallje non grada, me shumë gjasa, mund të ketë qenë e lidhur me Lulzim Bashën dhe jo për Sali Berishën.

Ndër të tjera ai është shprehur se një fakt të tillë e ka pranuar edhe Berisha gjatë foltoreve të veta, kur ai ka thënë se është kontaktuar nga zyrtarë amerikanë që i kanë kërkuar të ndikojë në ndryshimin e lidershipit të Partisë demokratike, njëri prej të cilëve me ish ambasadorin Donald Lu.

Me shumë gjasa, Berisha do të përmendë edhe një takim të tretë, atë me Jonathan Moore. Mund ta thotë në një nga foltoret e tij ose në Kuvendin e datës 11 dhjetor. Këto takime dhe refuzime të Berishës kanë kushtëzuar më pas gjithë aksionin opozitar të PD-së së asaj kohe. Edhe djegia e mandateve nuk ka qenë presion ndaj qeverisjes së Ramës, por shantazh ndaj amerikanëve: ne mund të cënojmë stabilitetin e vendit. Kjo është arsyeja se pse ata janë ndëshkuar nga amerikanët”, tha Vangjeli.

Kjo gjë lidhej me dyshimet për përdorim të fondeve ruse në lobimin që Basha kishte bërë në maj 2017-të në SHBA.

“Kërkesa fillestare e SHBA ka qenë për shpallje non grada të Bashës dhe jo të Berishës, dhe kjo ka lidhje me lobimin që doli për përdorimin e parave ruse në 2017. Ndaj duket sikur këto dy persona kanë një mister mes njëri tjetrit. Kjo lidhet me të vërtetat në sy të të gjithëve, por të gjithë nuk duan që ti shikojnë. Behet fjalë për lobimin e 2017 me paratë ruse, historia është e gjatë por thelbi është kjo dhe kjo e vërtetë nuk u thuhet demokratëve por u mbahet e fshehtë. Në shpërthimin që ka Berisha dhe reflektimin që ka pasur, nuk ka pasur asnjë dilemë se do të ndodhte ndryshe. Dhe askush që e ka njohur atë, nuk priste të ndodhte ndryshe.

Dy episode që ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve në pranverën e vitit 2018, Berisha i ka rrëfyer vetë. Ndoshta para 11 dhjetorit ose me 11 dhjetor Berisha do të japë provën e asaj të vërtete që po them unë dhe do të përmendë për herë të parë një emër të përveçëm, emrin e Jonathan Moore, të cilin ai e ka takuar kokë më kokë në zyrën e tij në prillin e vitit 2018. Në dy takimet e tjera kanë qenë vetë i tretë në takim, në bisedën kokë më kokë me Moore, nuk ka pasur dëshmitarë. Berishës i është kërkuar që të ndërhyrje në lidershipin e PD-së por ai ka refuzuar që ta bënte këtë gjë”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Vangjeli nuk e përjashtoi mundësinë që ata të dy edhe mund të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Në politikë është gjithçka e mundshme, ka pasur armiqësi dhe më të forta se Berisha me Bashën me Ramën, por nuk kanë prodhuar rezultate. Takimi mes Berishës dhe Nanos, ku ky i fundit u fut dhe katër vjet në burg, por që interesi i bëri bashkë. Nuk e shikoj të pamundur një pakt mes Bashës dhe Berishës, por nuk e di sesa do të mund të japë ai energji pozitive te demokratët. Identikiti i drejtuesit të nesërm të PD-së, është ai i demokratit që është në gjendje të bashkojë opozitën dh eta bëjë atë më të madhe se PD-ja”, tha Vangjeli. Sipas tij, as Basha dhe as Berisha nuk do ta shpëtojnë PD-në nga kriza që është futur, pasi të dy janë larguar si humbës. As veç e veç dhe as të dy së bashku nuk janë në gjendje që ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Vangjeli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!