Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentuan të kalojnë me dokumente false, arrestohen dy persona në portin e Durrësit

schedule13:06 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 13:06 - 2 Dhjetor, 2021

Dy persona janë arrestuar nga policia kufitare në portin e Durrësit. Mësohet se janë prangosur A. K., 46 vjeçe dhe E. K., 22 vjeç, banues në Prizren, Kosovë. Arrestimi i tyre është bërë pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit:

A. K., 46 vjeçe dhe E. K., 22 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi në PKK Port Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 karta identiteti dhe 2 leje drejtimi të dyshuara të falsifikuara,” njofton policia. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!