Ekspertët: Kontrollet e shpeshta te dentisti kapin në kohë sëmundjen e Hiv/Aids

schedule19:02 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 19:02 - 1 Dhjetor, 2021

Kontrollet te dentisti janë shumë të rëndësishëm për diagnostifikimin e hershëm të Hiv/Aids.

Federata Helene e Stomatologjisë, me rastin e  ditës Botërorë kundër Hiv/Aids bëri thirrje për kryerjen e kontrolleve të hershme të simptomave të Hiv/Aids tek pacientët.

Sipas tyre kur shumë raste me Hiv/Aids nuk dihen ende dhe pacientët nuk janë të vetëdijshëm se janë të prekur prej tij, identifikohen gjatë vizitës te stomatologu.

“Monitorimi nga afër i pacientëve dhe bashkëpunimi i stomatologut me mjekët që kujdesen për pacientët HIV pozitiv është i domosdoshëm”, shprehen ata. /Abcnews.al