Sulm me armë zjarri në bankë, disa të vrarë në SHBA

schedule23:36 - 23 Janar, 2019

schedule 23:36 - 23 Janar, 2019

Të paktën pesë persona u vranë në Sebring të Floridas pasi u sulmuan në bankë nga një person i armatosur. Viktimat nuk janë identifikuar akoma dhe nuk dihet nëse kanë qenë thjeshtë klientë apo punonjës të bankës. Autori i kësaj ngjarje të rëndë është vënë në pranga nga policia.

Mediat amerikane shkruajnë kanë bërë publik identitetin e tij dhe ai është Zephen Xaver, 21 vjeç. Sipas CNN incidenti ka ndodhur rreth orës 12:36 të drektës me orën lokale. Ka qenë vetë autori që ka lajmëruar autoritetet se ka qëlluar brenda ambienteve të një banke. I riu u dorëzua pas negociatave me policinë. Për ngjarjen reagoi dhe Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis.

“Kjo është ditë e tmerrshme për gjithë shtetin e Floridas”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!