Identifikohen 45 viktimat e tragjedisë në Bullgari, të premten do të arrijnë në Shkup

schedule13:56 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 13:56 - 1 Dhjetor, 2021

Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ka bërë me dije se 45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit.

Gjatë këtyre ditëve, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore, transmeton Alsat.

Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, kanë konfirmuar se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i përkasin./ Alsat.