Lukashenko kërcënon se do të ndërpresë furnizimin me gaz, nëse Polonia mbyll kufirin

schedule09:40 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 09:40 - 1 Dhjetor, 2021

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko këtë të mërkurë sërish ka kërcënuar se do të  ndërpresë furnizimin me gaz nëse Polonia mbyll kufirin me Bjellorusinë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se qeveria polake ka zgjatur për tre muaj hyrjen në zonën kufitare me  Bjellorusinë , e cila u vendos në shtator për shkak të përshkallëzimit të krizës së  emigracionit  , me ardhjen e mijëra personave.

Masat e reja do të ndalojnë hyrjen e personave që janë jorezident, përfshirë anëtarët e OJQ-ve që ndihmojnë emigrantët.

Perëndimi akuzon regjimin Bjellorusi për orkestrimin e krizës së emigracionit me qëllim shantazhimin e Bashkimit Evropian, ndërsa Minsku i mohon akuzat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!