Ka kërkuar prova për Berishën “Non Grata”? Basha: S’do komentoj vendimin e DASH

schedule19:33 - 30 Nëntor, 2021

schedule 19:33 - 30 Nëntor, 2021

I vendosur të mos komentojë vendimin e DASH mbi Sali Berishën është treguar kreu i PD Lulzim Basha në një intervistë në Radarin Informativ në ABC me gazetaren Jonida Shehu. I pyetur nëse i beson akuzat e DASH i cili e shpalli Berishën “non grata” për minim të demokracisë, Basha tha se nuk ka ndërmend të pështyjë në bashkëpunimin me ish-kryeministrin kaq vite.

“Kemi patur problemet tona… gabimet tona. S’kam ndërmend të pështyj në kaq vite bashkëpunim, ka ndryshuar domosdoshmëria e ruajtjes së raportit me partnerin strategjik SHBA. Çdo ditë e jona është e mbushur me arritje dhe probleme”.

Lexo edhe: Basha në ABC: Vendimi që mora ishte i drejtë, por nuk pështy mbi Berishën

Pavarësisht se ishte ai që e mori vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD pikërisht sepse ia kërkoi SHBA, Basha nuk u përgjigj nëse ka kërkuar të shohë prova për shpalljen e tij “Non Grata”, por deklaroi se e ka marrë vendimin e tij, mbi vendimin e amerikanëve.

Asgjë që ka të bëjë me vendimin s’mund të jenë pjesë e komenteve të mia. Sa i takon vendimit janë pyetje që duhet t’ia drejtoni atyre që e kanë shpallur vendimin dhe jo kryetarit të PD. Kam marrë një vendim mbi një komunikim të vazhdueshëm me zyrtarë të qeverisë amerikane, por s’kam ndërmend të komentoj këtë vendim aq më tepër vendimet mbi atë vendim që janë marrë.

Përgjegjësia e PD është të përballet me regjimin dhe jo të qëndrojë me lakun që na i lidh këmbët. Që nga shpallja non grata dhe deri te qëndrimet e qeverisë amerikane, janë faktet aty, janë qëndrimet, mbi këto qëndrime kryetari i pd duhet të merrte vendimin që është marrë”.

Lexo edhe: A është gati të përballet me Saliun? Basha në ABC: Rama, Meta dhe sebepi i Berishës

Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli person të padëshiruar ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij, me akuzat se ka minuar demokracinë në vend. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!