Komandanti i ri i FSK-së nga familja Jashari, mesazhi emocionues: Ah sikur të të shikonte baca Adem

schedule13:50 - 30 Nëntor, 2021

schedule 13:50 - 30 Nëntor, 2021

Në krye të Forcave të Sigurisë së Kosovës është emëruar Bashkim Jashari, i cili rrjedh edhe nga familja e luftëtarit dhe heroit legjendar Adem Jashari.

Urime ka marrë edhe nga Bekim Jashari, Kryetar i Skënderajt në Kosovë i cili e ka uruar familjarin e tij dhe ka folur për emërimin e Bashkim Jasharit në postin e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës si një arritje të madhe.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Bekim Jashari thotë se Bashkimi ashtu si në luftë qëndron krah Adem Jasharit, babait Hama e babës Shaban dhe po vazhdon në rrugën e tyre.

“Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat nderkombëtar”, shkruan ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!