Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë së hënës dhe mëngjesin e së martës kanë shkaktuar probleme në Njësinë Administrative Poroçan. Gazetari Aldo Kozarja mëson se për pasojë është bllokuar fshati i Gjerë dhe Holtas ndërsa vështirësi ka pasur edhe në qendër të Poroçanit.
Në Njësinë Administrative Kushovë është bllokuar fshati Kërpicë. Kurse në Njësinë Administrative Pishaj është shembur pasarela e fshatit Liras. Vështirësi për kalim ka në Bicaj, Posnovisht, Kishte.
Ndërkohë, bashkia është në terren duke ndjekur situatën. /abcnews.al/