Moti i keq dhe me reshje, përmirësohet situata në lumin e Vjosës

schedule08:47 - 30 Nëntor, 2021

schedule 08:47 - 30 Nëntor, 2021

Mëngjesin e sotëm niveli i lumit Vjosa ka rënë në 6.10 m mbi nivelin e detit ,ndërkohë që mbrëmjen e djeshme niveli arrti në kuotat 6.70, ndërsa  pika kritike kur jepet alarmi është 7.30 m mbi nivelin e detit. Prurjet e Vjosës mbrëmjen e djeshme  kanë sjellë dhe përmbytje në tregun e gjësë së gjallë poshtë urës së Mifolit , por pa problem për banorët e njësisë administrative Novosele. Ndërkohë pritet që reshjet e shiut do të vijojnë në Përmet zona ku Vjosa buron atëherë duhet bërë kujdes.

Ndërkohë që reshje dëbore ka pasur në Llogora gjatë orëve të natës , temperaturat e ulëta kanë sjellë dhe ngrica në rrugë, por dy borëpastruese kanë qenë gjatë natës në punë duke hedhur krip dhe mbajtur të hapur këtë aks rrugor.

Kjo zonë turistike prej tre ditësh po vuan mungesën e energjisë elektrike, dhe bizneset kanë ngritur shqetësimin , por deri më tani asnjë shenjë e energjisë elektrike. Ndërkohë që kushtet meterologjike vijojnë të përkeqësuar për lundrimin detar era fryn nga veri-perendim, forca e detit në gjirin e Vlorës është 6-7 ballë , ndërkohë në det të hapur deri në 8 ballë, shpejtësia e erës 15-20m/s dhe lartësia e dallgës 2.5 m.

Mjetet e vogla lundruese nuk lejohen të dalin në det , ndërkohë që trageti i linjës Vlorës Brindisi ka mbërritur në orët e para të ditës, por përpunimi në kalatën e portit është shumë i vështirë nga rreziku I përplasjes me molin për shkak të dallgëve, trageti ka zbarkuar pasagjerët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!