Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi shpalli nisjen e sezonit të dytë të mbjelljeve, me fushatën “100 ditët e pemëve”. Prezantimi i kesaj fushate u zhvillua në shkollën “Bari Nela”, në Zallbastar të Tiranës. Sipas ministrit Klosi, “100 ditët e pemëve” është një fushatë disadimensionale për të shpalosur të 40 masat e parashikuara per tu ekzekutuar në 100 ditë në zbatim të dokumentit strategjik të qeverisë për Pyjet që Duam.
Sipas Klosit gjatë kësaj fushate do të mbillen pemë në 12 qarqet e vendit, ku do të përfshihen të gjithë qytetarët, të cilëve do ti kërkohet të mbjellin 5 pemët e tyre, vullnetarisht. Ministri Klosi i bëri apel qytetarëve që t’i bashkohen kësaj fushate me qëllim për të patur një mjedis më të pastër dhe një jetë më të shëndetshme./abcnews.al