Në 9 muajt e parë të këtij viti, policia shqiptare ka ndaluar 12741 emigrantë të paligjshëm. Të huajt e parregullt, që kapen në vendin tonë janë kryesisht nga Siria e Afganistani, si dhe vende të tjera të Lindjes që janë në zonë lufte. 90% e tyre janë kapur në kufi. Ndërsa 60 % janë persona përsëritës. Ata janë ndaluar disa në pikat kufitare dhe pasi kthehen nga policia, tentojnë sërish për të hyrë në territorin shqiptar e për ta përdorur vendin tonë tranzit në rrugën drejt vendeve të BE-së.
Burime pranë policisë bëjnë te ditur se vetëm 5 % e këtyre emigranteve kërkojnë azil në vendin tonë. Ata janë kryesisht familjarë. Pjesa tjetër, e sidomos të rinjtë e kanë shfrytëzuar Shqipërinë si një vend tranzit.
Shumica e klandestinëve janë kapur gjatë muajve të verës, kohë kur kushtet e motit favorizojnë kalimin ilegal të kufirit. Korriku mban numrin më të lartë. Në atë muaj u ndaluan 2598 persona. Në 9 muajt e parë të këtij viti, janë kapur 1325 klandestinë më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesa më e madhe e klandestinëve tentojnë të futen në Shqipëri nëpërmjet Greqisë.
TABELA
KLANDESTINËT E KAPUR NË 9 MUAJ
Janar 777
Shkurt 672
Mars 958
Prill 1148
Maj 963
Qershor 1881
Korrik 2598
Gusht 1991
Shtator 1753
TOTALI 12741 /abcnews.al