5 ide që të dukeni me stil edhe në ditë me shi

schedule14:46 - 29 Nëntor, 2021

schedule 14:46 - 29 Nëntor, 2021

Ditët me shi mund të mos jenë ditët më të mira për të qenë larg shtëpisë por kjo nuk do të thotë se duhet t’i lëmë ato të ndikojnë në disponimin tonë në modë. Edhe në ditët më të mjegullta të vitit, mund të dukeni me stil, ndërsa në të njëjtën kohë të vishni rroba komode për shi.

Duke nisur nga xhaketat e papërshkrueshme nga uji, ka shumë pjesë që do të bëhen aleatët tuaj më të fortë në ditët me shi. Një xhaketë e trashë e papërshkueshme nga uji, xhinset tuaja të preferuara dhe një palë atlete komode janë gjithçka që ju nevojitet për të dalë me shpejtësi nga shtëpia në një ditë me shi.

Mund të vishni një pulovër të ngrohtë me një xhaketë leshi për t’u ndjerë komode por edhe me stil, ndërsa poshtë një palë çizme të sheshta do t’ju mbrojnë këmbët. Gjithashtu çizmet e trasha me taban janë këpucët që do të na shpëtojnë në çdo ditë me shi. Janë fjala e fundit në modë dhe gjithashtu super praktike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!