Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik i mbrëmjes së djeshme në Rinas. Burime bëjnë me dije se rreth orës 23:30, në rrugën me drejtim lëvizje Aeroporti “Nënë Tereza”, për në drejtim të mbikalimit të Kasharit, Ilir Shullazi, duke drejtuar automjetin e markës Benz autoambulancë si rezultat i parakalimit të gabuar që ka bëre është përplasur me automjetin Volkswagen me targë AB827AS, që drejtohej nga Antigon Abazi, banues ne Fushë-Krujë, i cili lëvizte në gjendje të dehur nga mbikalimi i Kasharit për në drejtim të aeroportit. Sipas policisë nga verifikimi për alkool rezultoi në masën 0.27mg/l dhe prova dytë 0.28mg/l.
Nga përplasja ambulanca është batuar në rrugë. Si pasoje e aksidentit ka gjetur vdekjen brenda ne ambulancë pacientja Anila Berdaku rreth 42 vjeçe, e cila ishte nisur nga Fushë-Kruja për në Tiranë pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Sipas informacionit nga një i afërm i saj, janë dëmtuar dhe ndodhet në gjendje jo të mirë drejtuesi i ambulancës Ilir Shullazi. Blutë njoftojnë se ndaj shoferit të ambulancës është marrë kampjon gjaku për verifikimin për alkool.
Jashtë rrezikut për jetën janë infermieri i ambulancës Arjan Balluku dhe pasagjerja e ambulancës Marsida Berdaku. Nga automjeti Volkswagen janë dëmtuar jashtë rrezikut dhe ndodhet në spitali drejtuesi i mjetit dhe ne gjendje jo të mirë pasagjeri Ymerlind Ilir Gashi, banues në Fushë-Krujë, i cili ndodhet ne Spitalin e Traumës.
Gjithashtu, burime nga policia bëjnë me dije se për ngjarjen është komunikuar me prokurorin e gatshëm Shpëtim Garunja dhe pas komunikimit me te drejtuesi i ambulance Ilir Shullazi do të ndiqet ne gjendje arresti. Drejtuesi i mjetit tjetër Antigon Abazi do të ndiqet në gjendje të lirë. g.v/abcnews.al