Eurodeputeti bullgar vendos një tjetër “kusht” për Shkupin, Tirana ende shpreson

schedule16:20 - 27 Nëntor, 2021

schedule 16:20 - 27 Nëntor, 2021

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyçyk shprehet se para marrjes së datës për bisedime nevojitet qeveri stabile në Maqedoni të Veriut dhe shumicë stabile në Bullgari.

Sipas tij, marrëveshja vitit 2017 duhet të merret bazë për progres mes dy vendeve dhe zhbllokim të situatës. Kyçyk nuk u përgjigj nëse Maqedonia e Veriut mund të presë datën në dhjetor.

Duhet të ketë qeveri stabile në Maqedoni të Veriut dhe shumicë stabile në Bullgari që të mund të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. Marrëveshja e vitit 2017 jep perspektivë të qartë për fqinjësi të mirë dhe anëtarësim në BE. Marrëveshja bazohet në besim të ndërsjellët.

E vetmja mënyrë për të ruajtur atë besim është të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. I inkurajoj të gjitha forcat të cilat angazhohen për të ardhme Euro atlantike të rajonit të bëjnë këtë. Nuk kemi nevojë që njëri nacionalizëm ta nxis tjetrin. Kur ka nacionalizëm në Shkup, ngrihet nacionalizmi në Sofje”, u shpreh Ilhan Kyçyk, shkruan Alsat.

Ai shtoi se modelin e Bullgarisë dhe Maqedonisë duhet ta ndjekë i gjithë rajoni. Sipas tij, marrëdhëniet e acaruara Kosovë-Serbi dhe brenda Bosnjës, nuk ndikojnë pozitivisht në të ardhmen Evropiane të rajonit.

Unë besoj se marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore nuk kanë alternativë. Sukseset e deritanishme të Maqedonisë së Veriut janë suksese për të gjithë rajonin dhe Bashkimin Evropian. Me të vërtet besoj se diplomacia nuk ka pikë, ka vetëm presje. Duhet bashkuar forcat e dyja palëve, në mënyrë diplomatike dhe politike që të arrihet qëllimi”, u shpreh Ilhan Kyçyk.

Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, Kyçk zhvilloi takime me përfaqësues politik. Me sytë nga Bullgaria është edhe Shqipëria, pasi vetoja e Sofjes për Shkupin bllokon edhe Tiranën në rrugën drejt BE-së./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!