Stuhia e fortë godet Britaninë, shënohen 2 viktima

schedule14:53 - 27 Nëntor, 2021

schedule 14:53 - 27 Nëntor, 2021

Dy persona humbën jetën nga rrëzimi i pemëve pasi stuhia Arëen goditi disa pjesë të Britanisë së Madhe me erëra të forta, shi dhe borë.

Një mësues vdiq pasi një pemë ra në makinën e tij në Antrim dhe një burrë tjetër u godit nga një pemë në Cumbria. Në Skoci, më shumë se 100,000 njerëz mbetën pa energji elektrike.

Ka paralajmërime të tjera për erë, borë dhe akull në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të shtunën.

Një paralajmërim i rrallë i kuq për erën u dha nga Met Office të premten në të gjithë bregun lindor të Skocisë dhe Anglinë verilindore. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!