“Presim që të arrijnë nga Bullgaria dy nga gjithsejtë 7 pacientët që ishin të shtruar në spitalin “Pirogov”. Unë sot në mëngjes kam biseduar me drejtorin e spitalit, ata po lirohen në gjendje stabile. Bëhet fjalë për një vajzë të moshës 17 vjeçe dhe një më i moshuar. Ata do të vendosen këtu në klinikë, për këtë janë siguruar dhe vendet.

Fillimisht do të hospitalizohen, pas çka do të bëjmë vlerësim dhe do të shqyrtojmë mundësin e krimit shtëpiak. Kanë arritur kolegët e psikiatrisë, për t’ju ofruar edhe mbështetje psikiatrike, që është shumë e rëndësishme në këtë moment. Kështu që jemi plotësisht të përgatitur që ti pranojmë pacientët dhe këtu të kujdesemi për shëndetin e tyre”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë. /Abcnews.al