Gjyshi i të plagosurit në Gllogjan: S’kemi dyshime, si mund të kemi kur gjuhet në nxënës

schedule08:27 - 27 Nëntor, 2021

schedule 08:27 - 27 Nëntor, 2021

Stafi mjekësor në Spitalin e Pejës mbrëmë kanë përfunduar me sukses operacionin e nxënësit që mbeti i plagosur në sulmin ndaj autobusit në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona.

Gjyshi i të plagosurit, Musli Turkaj ka thënë se ai është nxënës i shkollës së mesme ekonomike në Gjakovë dhe çdo ditë udhëton nga fshati Dubravë.

Ai duke i shprehur ngushëllime të gjithë familjeve që humbën më të dashurit të tyre, ka thënë se rasti ka ndodhur duke u kthyer në shtëpi.

“Ai është nxënës i shkollës së mesme ekonomike në Gjakovë duke u kthyer ka ndodhur ngjarja. U shpreh ngushëllime të gjitha atyre familjeve që kanë humbur me të dashurit. Flianti ishte në operacion, sipas mjekësve operacioni është kryer me sukses, plumbin ia kanë heq që i ka mbet në këmbë, po ndihet mirë. Mjekët thanë se tash nuk ka problem”, tha ai, duke shtuar se mjekët i thanë se nuk është në gjendje të rëndë dhe gjithçka do të bëhet mirë për nipin e tij.

Thotë se ende nuk kanë diskutuar me nipin e tij pasi ai nuk ka qenë në gjendje të flasë.

“Nuk e dinë tani veç organet i dinë këtu punë….ka qenë një vajzë skaj tij, po thonë që e ndjera….nuk kemi si me pas ne dyshime, si mund të kemi dyshime kur gjuhet në nxënës”, tha ai për media.

Ai thotë se linja e autobusit është nga Gjakova kalon nëpër fshatra të Deçanit dhe rikthehet në Gjakovë.

Tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit, kanë konfirmuar autoritetet e rendit në Kosovë. Deri më tani autoritete policore nuk besojnë se sulmi ishte akt terrorist, ndërsa dyshohet se ëhstë kryer nga një person i vetëm. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!