“Vajza ime është më e mira”, plas sherri mes mamit të Aronit dhe asaj të Aurorës: Nuk di ça po flet

schedule19:35 - 26 Nëntor, 2021

schedule 19:35 - 26 Nëntor, 2021

Kjo e premte në Dance Reality Show “T’ka mami yll” ka ndezur debate mes mamave. Ka qenë pikërisht mamaja e Aronit dhe ajo e Aurorës që janë vënë përballë njëra-tjetrës.

Gjithçka ka nisur pasi fëmijët mes tyre janë një sfidë të përbashkët dhe profesor Albi Nako i ka pyetur se kush ju duket më mirë.

Mes mamave ka pasur replika të shumta, të cilat u lanë të zgjidhen mbrëmjen e spektaklit të madh.

Mamaja e Aronit: “Për momentin kanë gabime të dy dhe nuk mund të them unë se është çuni im, ndërkohë kishin të dy gabime. Janë çunat dhe rriten pak me vonesë. Gocat rriten më shpejt dhe stopojnë. Nuk më pëlqen fare kjo te mamatë, se pse nuk e thua të drejtën e asaj që shikon. Kanë të dy gabime, thuaj që ka gabime. Po mos thuaj që fëmija im është më i miri”.

Mamaja e Aurorës: “Unë vajzës sime ja thash gabimet. Të lutem mua nuk më pyeti njëri për Aronin, më pyeti për vajzën time. Mua më pëlqen e imja. Nuk po di se ça po flet. Ju keni një gjë që kapni mikrofonin dhe nuk e lëshoni. Vajza ime është më e mira”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!