Është mbajtur në Gjykatën e Lezhës masa e sigurisë për Agron Manukën dhe Imer Loshën. Të dy u lanë në burg.
Dy ditë më parë u arrestuan pasi në një çantë që e kishin në makinën me të cilën po lëviznin u gjetën mina. Manuka ka deklaruar para togave të zeza se minat i duhen “për shpërthimet në minierën e Martaneshit” ku dhe ai punon.
Kurse Imer Losha tha se ai është taksisti dhe nuk kishte dijeni për minat. “Jam taksist, nuk kisha dijeni për minat”, tha ai gjatë dëshmisë së tij. Manuka dhe Losha u ndaluan nga policia në aksin e vjetër Milot-Lezhë teksa po udhëtonin drejt Shkodrës.
Lexo edhe: Gati për mina me telekomandë, sekuestrohen 30 kallëpe tritoli, po dërgoheshin te bandat në Shkodër
Në një çantë efektivët iu gjetën 30 kallëpe në formë cilindrike me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, si dhe një automjet. be.k/abcnews.al