A është vërtet kaq i mirë vaji i ullirit për flokët? Përgjigjet eksperti

schedule14:58 - 26 Nëntor, 2021

schedule 14:58 - 26 Nëntor, 2021

Ndoshta mendimi për t’i lyer flokët me vaj ulliri nuk duhet aq i mirë por po theksohet gjithnjë e më shumë se vetitë e tij janë vërtet të mrekullueshme. Dhe përveç faktit që rekomandohet ta përdorni rregullisht në kuzhinë, vaji i ullirit do të shërbejë edhe si një produkt i shkëlqyer për kujdesin e flokëve, veçanërisht nëse keni flokë kaçurrela ose flokë të thatë të dëmtuar nga bojrat.

Joseph Campbell thotë se të gjitha këto lloje flokësh janë poroze, që do të thotë se janë më të vështirë për të mbajtur lagështinë dhe me kalimin e kohës, bëhen të thatë, të dobët dhe të brishtë. Duhet përdorur vaj ulliri, i pasur me vitaminë E dhe yndyrna omega-3. Yndyra do të depërtojë në strukturën e flokëve dhe do ta ndihmojë të mbajë lagështinë, ndërsa vitamina E do të shërbejë si mbrojtje kundër diellit.

Vaji i ullirit është i pasur me vitaminë E dhe yndyrna omega-3

Ai thotë se sasia e vajit të ullirit në produktet kozmetike është e parëndësishme ndaj nuk ka ndonjë përfitim prej tyre prandaj rekomandon trajtimin me vaj në shtëpi. Prandaj, ngrohni një filxhan vaj ulliri në një mikrovalë ose ujë të ngrohtë, më pas aplikojeni në flokë, nga rrënja deri në majë të flokëve. Mbështilleni kokën me një peshqir dhe prisni 30 minuta, më pas lani flokët me shampo dhe aplikoni zbutësin e zakonshëm. /abcnews.al