Skuadra e kuqe në “T’ka mami yll” ka zgjedhur këtë të enjte lideren e grupit, Kristinën. Kjo ka sjellë edhe shumë debat, pasi një pjesë e konkurentëve dhe mamave ishin për Fjonën. Mirëpo, në fund gjithçka e vendosi Dori duke zgjedhur Kristinën.
Debati mes mamave ka vazhduar, madje mamaja e kësaj të fundit dhe mamaja e Lusit, nuk kanë pranuar të pajtohen, duke mos i dhënë dorën njëra-tjetrës.
“Me mua flasin diskutojnë, po ama kur ka ardhur Lusi, e ka parë mami i Kejsit, po i buçiste zemra. Se një prind të flasi aq rënd, ndërkohë që nuk ishte Lusi skandal, ishte një yll që e zbukuroj Kristinën, ia hodhi poshtë”, tha mami i Lusit.
“Unë mendoj që duhet të reflektojnë deri të shtunën dhe unë jam e gatshme nëse ti reflekton, në një farë mënyre nuk thua fjalë që janë të pavërteta ta shtrëngojë dorën”, tha mami i Kristinës./abcnews.al