Po vinte te motra e tij në Berat, arrestohet në Morinë 45-vjeçari, dyshohet se përdhunoi nipin

schedule15:17 - 25 Nëntor, 2021

schedule 15:17 - 25 Nëntor, 2021

Një 45-vjeçar shqiptar i Kosovës është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim prej dy javësh.

ABC mëson se Belul Kokollari nga Prizreni akuzohet për përdhunimin e nipit të tij 8-vjeçar. Ka qenë vetë fëmija i cili me ndihmën e të rriturve ka denoncuar në polici, ndërsa kjo është konfirmuar edhe nga raporti i mjekësisë ligjore.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur një muaj më parë në shtëpinë e dajës në Prizren ku nipi 8-vjeçar kishte shkuar për disa ditë pushime. Pas arrestimit ai është dërguar në burgun e Beratit pasi gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Fëmiaj 8-vjeçar jeton në Berat me babanë dhe nënën e tij, e cila është martuar prej 10 vitesh në këtë qytet.