Një grua shtatzënë dhe 3 fëmijë në mesin e viktimave të tragjedisë në Kanalin Anglez

schedule14:55 - 25 Nëntor, 2021

schedule 14:55 - 25 Nëntor, 2021

Të paktën  27 refugjatë kanë humbur jetën pas fundosjes së gomones në Kanalin Anglez ndërsa përpiqeshin që të arrinin në Britaninë e Madhe. Sipas raportimeve, mes viktimave janë një grua shtatzëne  gra dhe 3 fëmijë.  Ky besohet që të jetë një nga incidentet më vdekjeprurëse.

Në gomone, sipas autoriteteve ishin 34 persona, 27 janë gjetur të pajetë, dy kanë mbijetuar dhe një nuk është gjendur ende. Viktimat ishin kryesisht kurdë irakianë dhe somalianë të paidentifikuar deri më tani, të cilët kishin paguar deri në 6,000 paund secili.

Shumë pak prej tyre kishin veshur jelek shpëtimi dhe shumica mendohet se kanë humbur jetën si pasojë e hipotermisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!