Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E pazakontë, komentatori ofendon kapitenin e Besiktas: Është i shëmtuar, nuk duhet të luajë

schedule13:35 - 25 Nëntor, 2021

schedule 13:35 - 25 Nëntor, 2021

Në ndeshjen mes Besiktas dhe Ajax që luhej në Champions League sfidë që përfundoi me shifrat 1-0, pati edhe një episod që tërhoqi vëmendjen e mediave.

Komentatori Sierd De Vos i njohur në televizionin holandez ka ofenduar kapitenin e skuadrës turke të Besiktas.

Në momentin që Demagoj Vida po shkëmbente flamujt me kalogun e tij të Ajax Tadic, komentatori është shprehur se lojtari nuk duhet të luajë sepse është i shëmtuar dhe se ka fëmijë që po shikojnë ndeshjen.



“Vida nuk duhet të lejohet të luajë në këtë kohë sepse është shumë i shëmtuar, dhe tani fëmijët po shohin televizor. Prandaj Besiktas duhej të paguante dhe të kërkonte leje speciale që Vida të luajë”, komentoi holandezi.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!