Drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali”: Është tragjedi shumë e madhe, humbëm pesë nxënës!

schedule14:56 - 24 Nëntor, 2021

schedule 14:56 - 24 Nëntor, 2021

Marshit për nder të pesë nxënësve që humbën jetën tragjikisht në Bullgari, i është bashkëngjitur edhe drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Çair të Shkupit.

Të humbasësh 5 nxënës në shkollë është tragjedi e madhe.

“Kjo çfarë i ka ndodhur shkollës tonë, është një tragjedi shumë e madhe që nuk përshkruhet as me fjalë. Ngushëlloj familjarët, ngushëlloj nxënësit, ngushëlloj arsimtarët të cilët kanë pasur momente të mira me nxënësit të cilët humbën jetën tragjikisht… Jemi mjaftë të pikëlluar nga rasti. Për një shkollë të humb pesë nxënës, kjo është tragjedi shumë shumë e madhe”, tha ajo para mediave./ TV21.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!