“Të vijë këtu Bardhi, Vokshi dhe Mziu”, PD kundër PS: Po bëni autogol (Lista nga Rama te Lame)

schedule11:05 - 24 Nëntor, 2021

schedule 11:05 - 24 Nëntor, 2021

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit, n/kryetari nga PS Toni Gogu kërkoi që të ftohen si dëshmitarë tre deputetë demokratë, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, Xhelal Mziu dhe Albana Vokshi. Gjithashtu Gogu kërkoi që të përjashtohen nga thirrja si dëshmitarë kreu i SPAK-ut dhe drejtuesi i prokurorisë së përgjithshme Olsian Çela.

Pjesa e parë e planit të hetimit është e mbushur me paragjykime për çështjen, ngjarje apo fakte të pretenduara. E bëni fakt të kryer masakrën, ne atë po hetojmë. Janë të gjitha pretendime, të riformulohet plani i hetimit. Nuk mund të nxjerrim veprimtarinë e komisionit jashtë shinave.

Në listën e dëshmitarëve do të donim të përjashtoheshin; drejtuesi i SPAK-ut dhe prokurori i përgjithshëm, Kraja dhe Çela për shkak se rrethanat që janë në dijeni të çështjes na rezulton se nuk janë në përputhej me cilësinë e dëshmitarit, por informacioni që kanë është i domosdoshëm dhe besoj se ka mbërritur.

Lexo edhe: “Do padisim dy bashki”, Gogu debat me Alibeajn për “25 Prillin”: Shteti është ngritur në këmbë

Do të donim të shtonim në listë Gazment Bardhin, që u vetë-ofrua në seancën e fundit si dëshmitar, Xhelal Mziun, që ka një deklaratë që ka treguar se ka dijeni për atë periudhë që jemi duke hetuar për “SMV”-të dhe Albana Vokshin dhe kjo ka të njëjtën deklaratë. Këto janë kërkesat tona sot” tha ai.

Kreu i komisionit Enkelejd Alibeaj hodhi poshtë kërkesën për përjashtimin si dëshmitarë të Arben Krajës dhe Olsian Çelës. “Askush nuk ka të drejtë të përjashtohen dëshmitarët, është një kërkesë që nuk mund ta ezaurojmë dot. Nuk do të pyeten për cështje konkrete, por do të japin sqarime lidhur me ato të dhëna që Kodi Zgjedhor parashikon; statistika, sa cështje janë regjistruar, cilën fazë hetimi janë, pa përmendur personat në hetim dhe të akuzuar sepse kjo është sekret hetimor” tha ai.

Ferdinand Xhaferaj u pozicionua kundër thirrjes së dëshmitarë të tre kolegëve të tij demokratë. “Nuk është qendër të hetimit struktura e mbrojtjes së votës, por struktura e çmontimit të vjedhjes së votës që këtu këta (PS) bëjnë një autogol. Këta duan ta largojnë komisionin nga objekti parësor, çmontimi i vjedhjes së votës” tha deputeti i Durrësit.

Lista e dëshmitarëve të kërkuar sipas Enkelejd Alibeajt;

Edi Rama

Arben Ahmetaj

Artan Lame

Linda Karçanaj

Shkëlqim Hajdari

Reida Kashta

Sokol Zaimi

Blerdar Doracaj

Albana Koçiu

Ardian Çela

Laert Duraj

Gledis Nano

Ardi Veliu

Besnik Derivshi

Erinda Ballanca

Armand Shkullaku

Andi Bushati

 

/ db/Abcnews.al