NASA dëshiron të mbrojë njerëzimin nga “kërcënimet hapësinore” të tilla si asteroidet kolosale, duke planifikuar të shkaktojë qëllimisht përplasjen e një anije kozmike me asteroidin Dimorphos, e cila do të jetë një provë për të shpëtuar Tokën nga një apokalips i mundshëm i shkaktuar nga një goditje asteroidi, shkruan BBC
Misioni i Agjencisë Amerikane të Hapësirës, DART filloi udhëtimin e tij sot, në mëngjes në orën 08:21 nga baza Vanderberg në Kaliforni me një anije kozmike të Falcon 9 të kompanisë Space X nga Elon Musk.
Do të jetë testi i parë i një teknologjie për të parandaluar një asteroid katastrofik. Ndërsa ndonjëherë anije të ndryshme kozmike nuk janë ulur qëllimisht në trupa qiellorë, kjo do të jetë hera e parë që është bërë qëllimisht.
Çfarë saktësisht do të bëjë anija kozmike DART?
DART me një shpejtësi prej 24,000 kilometrash në orë do të synojë përdorimin e energjisë kinetike. Diçka që mund të nevojitet në të ardhmen për një asteroid të madh që rrezikon planetin tonë.
Në të njëjtën kohë, DART, 10 ditë para goditjes, do të lëshojë anijen e vogël italiane LICIACube që do t’i afrohet Dimorphos në një distancë prej 55 km dhe me kamerat e saj do të fotografojë “meteoritët” e përplasjes, shkruan abcnews.al
NASA ka zbuluar më shumë se 27,000 asteroidë të madhësive të ndryshme, orbitat e të cilëve janë shumë afër me Tokën. Pavarësisht përparimeve në zbulimin e asteroideve që herë pas here i afrohen planetit tonë, deri më tani astronomët vlerësojnë se janë zbuluar vetëm 30% deri në 40% të objekteve pranë Tokës me një diametër më shumë se 140 metra .
Pjesë e misionit të SHBA-së do të jetë edhe Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) misioni europian HERA, i cili do të dërgojë një anije kozmike të prodhimit gjerman, të shoqëruar nga dy mikrosatelitë (Milani dhe Juventas kubesat) te Gemini dhe Dimorphos për t’i studiuar më nga afër.
HERA pritet të niset në vitin 2024 dhe të arrijë asteroidin në fund të vitit 2026 .
/abcnews.al